Me zgjebe në shkolla! Mjekët konstatojnë rritje të rasteve në institucionet arsimore

Me sëmundjen ngjitëse të zgjebes ose siç njihet në gjuhën mjekësore “scabies” ka shtim rastesh në vend, që konstatohen sidomos në institucionet arsimore.

“E kam kaluar unë, me puçra dhe me kruajtje”. “Unë psh. e marr te këmbët, më bëhet e kuqe pak ta kruaja… edhe më gjakoseshe”.

Dermatologët ngrenë shqetësimin mbi agresivitetin që shfaq ky infeksion kohët e fundit, teksa e vlerësojnë si emergjencë globale. Mirëpo jo të gjithë prindërit janë në dijeni, si dhe në QSUT situata nuk paraqitet alarmante.

“Nuk jam në dijeni. Nuk kam dëgjuar për infektime, vajza s’ka pasur shqetësime. Sido të sigurohemi për fëmijët se në shkollë janë të parët që mund të preken me shumë fëmijë në klasë”- shprehen prindërit.

Piku i sëmundjes duket se arrin me ardhjen e shtatorit. Edhe pse farmacistët tregojnë se pacientë që kurohen me zgjebe ka në vazhdimësi.

“Mund të themi se ka qenë gjithmonë i pranishëm në farmaci shqetësimi i pacientëve, si ata që vijnë vetë për të pyetur apo ata që vijnë pas vizitës me dermatolog apo mjekun e familjes. Sigurisht që fillimi i shkollave dhe hapja e konvikteve bën që të ketë raste të shtuar. Scabias është një sëmundje ngjitëse, zakonisht fëmijët janë ata që e sjellin në shtëpi”-shprehet farmacistja Teuta Maçi. 

Gjithsesi kujdesi duhet gjithmonë, thonë specialistët. Ndaj, kërkojnë të mos ketë neglizhencë të simptomave të acarimit të lëkurës.

“Zgjebja, nëse më parë shërohej me një aplikim apo dy maksimumi, por gjithmonë e më shumë vëmë re se është rezistent, që do të thotë shërimi bëhet më i vështirë. Marrja e masave të higjienës duhet, të ruhet distancimi, të bëhet kujdes me simptomat që ka, të kërkohet ndihmë mjekësore në mënyrë që infeksioni të mos përhapet”./TCH

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet