Mediat raportojnë: Ndërpritet uji në shërbimin e hemodializës. Reagon QSUT

Mediat raportojnë: Ndërpritet uji në shërbimin e hemodializës. Reagon QSUT

Disa media on line kanë raportuar ditën e sotme se pavioni i Hemodializës në Qendrën Spitalore Nënë Tereza ka mbetur pa ujë. Në lajmin e publikuar thuhet se uji në QSUT është ndërprerë që prej orës 11 të paradites dhe se ky problem vazhdon të mos jetë i zgjidhur.
Shërbimi i Hemodializës ofrohet për pacientët kronik në QSUT, të cilët kanë humbur funksionon e veshkave dhe mbijetojnë falë pastrimit artificial që i bëhet gjakut të tyre me anë të aparaturave.
Por këto pajisje që te vihen në punë, duhet patjetër të funksionojnë më ujë te rrjedhshëm dhe te filtruar.
Nga ndërprerja e ujit të pijshëm shumë të sëmurë detyrohen të mos marrin shërbimin shëndetësor, mos funksionimi i të cilit u rrezikon edhe jetën.
Reagon QSUT: Nuk ka pasur ndërprerje të ujit
Drejtoria e QSUT-së ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi duke u shprehur se nuk ka pasur në asnjë moment ndërprerje të ujit në këtë shërbim, si dhe në çdo rast avarie të mundshme, janë marrë masa.
“Referuar një publikimi të bërë nga një media online për “ndërprerje uji në pavionin e hemodializës në QSU “Nënë Tereza”, drejtoria e këtij institucioni hedh poshtë këto lajme duke u shprehur se nuk ka pasur ndërprerje të ujit në asnjë moment në këtë shërbim. QSU “Nënë Tereza” bën me dije të gjithë qytetarët, se edhe në raste avarish, për repartin e hemodializes, për shkak edhe të specifikës se shërbimit, ka vendosur depozita rezerve të ujit të cilat mbajne në gjendje funksionale aparaturat për 5 orë.”

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij