Evropa e heq ilaçin nga qarkullimi se dëmton mëlçinë, në Shqipëri mjekët vazhdojnë ta japin!

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Ketokonazoli doli nga qarkullimi në Evropë që në 2013-n. Por ketokonazoli oral (NIZORAL) vazhdon të përshkruhet në recetë nga mjekët tanë dhe asnjë nga dikasterët e Ministrisë së Shëndetësisë nuk merr mundimin më të vogël për të bërë njoftimet e duhura tek mjekët.

12565576_1229303003765868_6618955072223533846_nPezullohen Autorizimet për Tregtim të barit Ketoconazole për përdorim oral nga Agjencia Evropiane e Barnave (European Medicines Agency).

Komisioni Evropian me një vendim të datës 25.07.2013 ka pezulluar Autorizimet për Tregtim për barnat që përmbajnë Ketoconazole për përdorim oral.

Ky pezullim erdhi si pasojë e rishikimit të bërë nga Agjencia Evropiane e Barnave mbi raportin përfitim/risk të barnave që përmbajnë Ketoconazole. Studimi arriti në përfundimin se përdorimi i këtij bari lidhet me rritjen e riskut për dëmtimin e mëlçisë.

Rreziku i rritjes së toksicitetit të mëlçisë nga ketoconazoli është më i madh se përfitimet e tij në trajtimin e infeksioneve fungiale (kliko linqet e mëposhtme)

http://www.ema.europa.eu/ema/index.jsp?curl=pages%2Fmedicines%2Fhuman%2Freferrals%2FKetoconazole-containing_medicines%2Fhuman_referral_000348.jsp&mid=WC0b01ac05805c516f

http://www.ema.europa.eu/docs/nl_NL/document_library/Referrals_document/Ketoconazole-containing_medicines/WC500168347.pdf

 

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni