Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’
Cilat janë ushqimet më të mira për të ngrënë në mëngjes që ndihmojnë edhe rënien në peshë?
Përgjigja: Një fjalë: proteina. Një studim i fundit tregon se mëngjesi i pasur me proteina, si vezë dhe proshutë, është më i mirë se ngrënia e ushqimeve të pasura në karbohidrate, si drithëra.
Përveçse ju ndihmon të ndiheni më të ngopur pas vaktit, efektet zgjasin gjatë gjithë ditës. Një studim i fundit, i publikuar tek revista amerikane ‘Clinical Nutrition ‘ zbuloi se njerëzit që konsumuan një mëngjes të pasur në proteina morën më pak snack të pasur në yndyra dhe sheqerna në mbrëmje krahasuar me ata që e nisën ditën me një vakt të ulët në proteina.
Një tjetër studim zbuloi se njerëzit që konsumojnë për mëngjes ushqime të pasuar në protein kanë nën kontroll nivelet e glukozës dhe insulinës, duke ulur kështu rrezikun për zhvillimin e diabetit.
Ekspertët rekomandojnë që të merrni 30 gramë proteina në mëngjes nga ushqime si vezët, mish i shpendëve, kosi ose lëngjet e frutave.
Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/


