6 simptomat që tregojnë se keni mungesë proteinash

Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka

A po kërkon trupi juaj më shumë proteina? Ta zbulojmë këtë së bashku. Më poshtë do të gjeni 7 simptomat që tregojnë se keni mungesë proteinash.

lodhje fizikeVështirësi për të fjetur: Vështirësia për të fjetur ndodh për shkak të mungesës së serotoninës, që ndodh prej mungesës së aminoacideve të caktuara. Aminoacidet prodhohen kur proteina shpërbëhet.

Dhimbje koke: Dhimbja e kokës shkaktohet edhe nga mungesa e proteinave. Në këtë rast ul nivelin e sheqerit në gjak dhe shkakton anemi.

Rënia e flokëve: Mungesa e proteinave shkakton edhe rënien e flokëve. Duke qenë se flokët kanë në përbërjen e tyre proteina, atëherë këto të fundit janë thelbësore për flokë të shëndetshëm.

Rënia në peshë: Rënia e menjëhershme në peshë është një ndër simptomat e mungesës së proteinave. Mund të ndodhë edhe për shkak të humbjes së muskujve, duke qenë se trupi i shpërbën për të marrë proteina prej tyre.

Ndiheni të pafuqishëm: Proteinat janë shumë të rëndësishme në krijimin e muskujve. Nëse nuk merrni mjaftueshëm proteina, muskujt me kalimin e kohës mund të tkurren.

Lëkurë të zbehtë: Lëkura e zbehtë tregon mungesë hekuri dhe proteinash. Pjesa më e madhe e ushqimeve që përmbajnë hekur, kanë edhe proteina. Proteinat janë të domosdoshme për të përdorur hekurin siç duhet. Mungesa e hekurit çon në lëkurë të zbehtë.

Burimi: Health Tips

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para