Mënyra më e mirë për të aplikuar konturet sipas formës së fytyrës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

grim

Mos u mundoni me videot e gjata që ju mësojnë se si të aplikoni sa më saktë make-up in tuaj për një fytyrë sa më të strukturuar. Mënyra më e shpejtë dhe efikase është një vendosje e saktë e konturit, cilëson  artistja e make-up, Katey Denno.  Ja cilat janë sipas saj këshillat bazuar në formën e fytyrës.

Fytyrë e gjatë

grim1

 

Aplikoni pigmentin me lëvizje rrethore në mollëza ose pak poshtë tyre. Nëse produkti që jeni duke përdorur ka shkëlqim, përpiquni që të aplikoni më shumë në pjesën më të ngritur të faqeve, për t’i dhënë fytyrës një pamje sa më të bukur.

Fytyrë e rrumbullakët

grim2

Vendoseni produktin në një mënyrë diagonal, duke filluar nga cepi i buzëve e deri tek veshët – gjatë kësaj kohe qeshni ose më saktë buzëqeshni – në mënyrë që ta përcaktoni më lehtë zonën. Më e rëndësishmja është që të zgjidhni një ngjyrë mat- një pudër me shkëlqim e bën një fytyrë të duket akoma më shumë e rrumbullakët.

Fytyrë katrore

grim3

Poshtë mollëzave bëni një formë të rrumbullakët dhe përhapeni më pas në pjesën e jashtme. Kjo ndihmon për t’u fokusuar më shumë tek gjerësia e faqeve dhe jo tek madhësia e nofullave.

Burimi: Woman’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave