Mënyra natyrale për të rritur sistemin imunitar dhe për të detoksifikuar trupin

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Sistemi imunitar dëmtohet kur trupi është i mbushur me toksina mjedisore, kur konsumoni shumë sheqer, kur merrni medikamente të caktuara, kur pini shumë kafeinë etj. Sistem i dobët imunitar do të thotë rrezikshmëri më e lartë për t’u prekur nga sëmundjet, përfshirë edhe kancerin.

Ja mënyrat më të mira për të rritur sistemin imunitar dhe detoksifikuar trupin:

sistem-imunitarPini ujë: e kemi përmendur edhe në postimet e mëparshme se uji është lëngu thelbësor për funksionimin e duhur të trupit. Sasia e mjaftueshme e ujit në baza ditore rrit sistemin imunitar dhe eleminon toksinat e tepërta nga trupi.

Pini çaj jeshil dhe çajra bimore: ndryshe nga kafja, çaji jeshil është shumë alkalin dhe është një pastrues shumë i mirë i trupit. Mund të zgjidhni çaj organik të zi, jasmini etj.

Reduktoni konsumimin e sheqerit: mbase nuk e dinit, por sheqeri është një nga produktet më acide për trupin. Ai bën të mundur akumulimin e baktereve të këqija në zorrë. Shmangni ëmbëlsuesit artificialë gjithashtu, si stevia, sheqer kokosi etj.

Hani sallatë dhe/ose perime çdo vakt: perimet jeshile janë magjike për shëndetin. Ato ju furnizojnë me vitamina dhe minerale dhe ju forcojnë sistemin imunitar. Perimet me ngjyrë janë të këshillueshme gjithashtu.

Bëni aktivitet fizik: përvec se ju forcon sistemin imunitar, aktiviteti fizik bën të mundur djerësitjen dhe largimin e toksinave nga trupi.

Flini mirë dhe menjanoni stresin: të dy këto elemnte ndikojnë në sistemin imunitar.

Burimi: Green Healthy Mind

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve