Mënyra natyrale për të trashur flokët e hollë dhe për t’ju dalë flokë të rinj

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Alopekia është termi që përdoret për rënien e flokëve dhe është një fenomen që i ndodh më shumë grave se burrave. Rënia e flokëve shkaktohet nga disa faktorë si dieta e varfër ushqimore, alergjia, stresi, gjenetika etj. Sa më shumë t’ju bien flokët aq më tepër hollohen ato.

floke te holleNë këto raste ju përveçse duhet të përdorni një shampo bimore kundra rënies së flokëve, ju duhet të përdorni edhe këto mënyra natyrale që nxisin daljen e flokëve të reja dhe trashin flokët.

Veza: merrni një kokërr vezhë, rriheni dhe vendoseni në skalbin e kokës. Mbajeni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni kokën si zakonisht. Veza është e pasur me lëndë ushqyese dhe stimulon daljen e flokëve të reja. Këtë metodë mund ta përdorni 2 herë në javë.

Vaj ulliri: aplikoni vaj ulliri ekstra të virgjër në skalpin e kokës dhe mbajeni për 45 minuta. Më efektive do të ishte sikur ta mbanit gjithë natën dhe ta mbështillnit kokën me një napë pambuku. Më pas shpëlajeni kokën si zakonisht. Kjo metodë mund të përdoret 2 herë në javë.

Avokado: merrni një avokado të pjekur mirë dhe bëjeni pure. Në purenë e krijuar hidhni një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër. Aplikojeni maskën në lëkurën e kokës dhe mbajeni për 30 minuta. Shpëlajeni kokën si zakonisht. Për rezultate më të mira, përdoreni këtë maskë 2 herë në javë.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave