Mënyra për të hequr erën e keqe të këpucëve

era e keqe e kepuceveNdonjëherë shtresa e brendshme e këpucëve nga djersitja dhe mikrobet mban erë të keqe. Ja disa mënyra se si të menjanoni erën e keqe nga këpucët:

Sodë buke: soda ka aftësinë që të absorbojë aromat dhe lagështinë dhe për këtë arsye ajo është shumë e mirë për të hequr erën e keqe nga këpucët. Merrni një lugë sodë buke dhe hidheni brenda këpucëve. Ju do të shihni se era e keqe do të mënjanohet.

Livando: kjo është një këshillë sa interesante aq edhe praktike. Fusni një bimë livando në këpucë dhe lëreni 24 orë. Pas një dite, këpucët do të marrin një aromë më të freskët.

Limon, protokall, grejpfrut: fusni lëvoren e njërës prej tyre në këpucë dhe lëreni gjatë gjithë natës. Kjo është një mënyrë mjaft e sigurtë dhe efektive.

Gjethe dafine, karafili, mentje, janë një alternativë tjetër shumë e mirë.

Përshtati në shqip “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi