Mënyra të thjeshta për të reduktuar stresin

Puna me orë të gjata dhe angazhimet e shumta ditore janë disa nga faktorët që ju lodhin dhe ndikojnë në çlirimin e kortizolit, hormoni që lëshon trupi kur jeni nën ndikimin e stresit.

stres ankthKortizoli përshpejton mendimet tona dhe nxit veprime të përshpejtuara. Për fat të mirë, trupi jonë prodhon edhe një hormon tjetër që quhet oksticinë dhe ndihmon në reduktimin e stresit. Ekzistojnë disa mënyra si të rrisni nivelet e oksitocinës dhe ulin nivelet e stresit:

Hani shëndetshëm: disa njerëz hanë në mënyrë të pakontrolluar kur janë nën ndikimin e stresit. Kjo gjë mund t’ju lirojë përkohësisht, por do t’ju shqetësojë më vonë. Ushqimi i shëndetshëm kontribuon në një trup të shëndetshëm dhe ndihmon në mbajtjen e ekuilibrit të kortizolit dhe oksitocinës. Çokollata e errët është një nga ushqimet që redukton stresin.

Stërvituni: aktiviteti fizik ndihmon në djegien e hormonit të kortizolit dhe ju bën të ndiheni më mirë. Ai kontribuon në një trup të shëndetshëm dhe ju bën të ndiheni më të qetë e të relaksuar.

Falni dhe merrni dashuri: oksitocina është quajtur ndryshe edhe si “hormoni i dashurisë”. Oksitocina është e lidhur me sjelljet sociale dhe lëshohet në kontaktet rastësore të trupit si përqafimet ose mbajtja e duarve. Qëndroni me njerëzit e dashur në mënyrë që të reduktoninivelet e stresit.

Buzëqeshni: edhe ky veprim ju ndihmon të ndiheni më të lumtur dhe ju redukton stresin, sepse nxit mendimet pozitive mbi çështjet që ju rrethojnë.

Shkëputuni nga rrjetet sociale: rrjetet sociale ju fusin në “botën” e tyre dhe ju menjanojnë nga njerëzit që keni përreth. Për këtë është mirë që të reduktoni kohën që shpenzoni në rrjetet sociale dhe të qëndroni më pranë njerëzve të dashur.

Meditoni ose bëni joga.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa