Merrni hollues gjaku? Ja çfarë duhet të keni kujdes

Blertina Koka

Këshilla për përdorimin e holluesve të gjakut:

  • Mos dyfishoni dozën. Pyetni mjekun çfarë duhet të bëni nëse gabimisht keni harruar të merrni dozën e holluesit të gjakut.
  • Kini kujdes kur bëni stërvitje ose aktivitete të tjera fizike. Edhe një prerje e vogël mund të shkaktojë gjakderdhje të shumtë, shkruan gazeta Shëndeti.
  • Vendosni doreza kur përdorni objekte të mprehta, si gërshërë, thikë dhe pajisje të kopshtarisë.
  • Përdorni furçë dhëmbësh të butë dhe fill dentar për të pastruar dhëmbët.
  • Nëse mjeku ju lejon që të bëni sporte të tilla si çiklizëm ose ski, vendosni gjithmonë kaskë.
  • Nëse rrëzoheni ose plagoseni, telefononi mjekun ose shkoni menjëherë në spital, edhe nëse nuk keni gjakderdhje. Çdo ngjyrosje e lëkurës ose mavijosje në trup mund të jetë shenjë e gjakderdhjes nën lëkurë.
  • Sigurohuni që të vini në dijeni çdo mjek që ju jep recetë për ilaçe se po merrni hollues gjaku, pasi mund të ketë kundërveprime mes tyre. Për ilaçin warfarin sidomos lista është e gjatë.
  • Mos merrni ilaçe, vitamina ose suplemente pa u konsultuar më parë me mjekun. Holluesi i gjakut mund të mos funksionojë siç duhet bashkë me to. Për shembull, aspirina, iboprofeni dhe naprokseni mund të shkaktojnë më shumë gjakderdhje.
  • Pyesni mjekun nëse mund të konsumoni alkool. Me raste edhe mund të konsumoni, megjithatë është më mirë që të siguroheni më parë.
  • Telefononi mjekun nëse keni mungesë oreksi, keni të përziera, të vjella ose diarre që zgjat për më shumë se 1 ditë.

Postime të ngjashme

4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve
Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike
Cilat ushqime duhet të shmangni kur jeni me cikël menstrual