Mesazhi i Doktoreshë Entelës: Do t’i rikthehemi normalitetit, por nuk do të jemi njësoj

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka postuar mesazhin e doktoreshës së infektivit Entela Kolovanit, e cila tha se koronavirusi do të na bëjë të jetojmë ndryshe, ku të gjithë do të jemi më të kudesshëm.

“Edhe pse shifrat janë optimiste dhe uroj që ky optimizëm të mbetet gjallë edhe në ditët në vijim, përsëri ne do të tentojmë t’i kthehemi një normaliteti të ri tashmë. Të gjithë do t’i drejtohemi këtij normaliteti, por duke pasur parasysh se nuk do të jemi më siç kemi qenë. Do të jemi njerëzit e kujdesshëm në vazhdimësinë e jetës, për të mbajtur distancat me njëri-tjetrin, për të qenë të kujdesshëm me higjienën personale, duke larë sa më shpesh duart, duke marrë të gjitha masat që do të na ndihmojnë, që ky infeksion të mos përhapet më mes nesh.

Do t’i rikthehemi këtij normaliteti, duke qenë të bindur që gjithsecili prej nesh do të jetë përsëri në të njëjtat kushte, kur distancimi social do të jetë pjesë e jetës sonë të përditshme. Të ruajmë prindërit tanë, fëmijët tanë, pacientët me sëmundje shoqëruese. Unë uroj që ditët në vazhdim të jenë ditët, të cilat t’i rikthehemi këtij normaliteti, por gjithmonë Brenda kushteve të reja të distancimit, sepse koronavirusi do na bëjë të jetojmë ndryshe”, tha ajo

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj