Meshkujt steril , së shpejti me fëmijë falë kësaj teknike

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Meshkujt steril mund të kenë fëmijët e tyre biologjikë, falë një teknike të re që krijon spermën nga qelizat e lëkurës. Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë në laborator spermën e minjve duke përdorur këtë teknikë. Qelizat e spermës janë përdorur për të fertilizuar vezët tek minjtë femra, për të lindur pasardhës të shëndetshëm nga ngjizja natyrale.sperme

Shkencëtarët besojnë se kjo teknikë mund të funksionojë  edhe tek meshkujt nëse merren qeliza embrionale nga lëkura e tyre dhe shndërrohen në spermatozoide, duke iu dhënë kështu mundësi meshkujve steril të bëhen me fëmijë.

Kjo teknikë është njohur edhe më parë, megjithatë shkencëtarët besojnë se studimi i fundit është më bindës dhe vërteton se teknika e përdorimit të qelizave embrionale, të marra nga lëkura e mashkullit, për të krijuar spermën e tij, funksionon vërtetë.

Krijimi i qelizave të spermës në laborator ka qenë i vështirë në të kaluarën pasi, ashtu si qelizat e vezës, ata duhet t’i nënshtrohen një procesi kompleks, ku 46 kromozomet e njerëzve, ose 40 kromozomet tek minjtë, reduktohen në 23 tek njerëzit dhe 20 tek minjtë.

Ndërsa shkencëtarët kinezë arritën ta vënë në funksion këtë teknikë duke përdorur qelizat embrionale të lëkurës së bashku me qelizat e testikujve të minjve për t’i shndërruar në “spermatide”,  faza e hershme e spermës, të cilat mund të injektohen tek një vezë e pafekonduar për të prodhuar embrione IVF.

Nëse kjo teknikë do të rezultojë e suksesshme edhe tek meshkujt, atëherë mund të përdoret në të ardhmen për fertilizimin artificial ose teknikat IFV, kështu edhe meshkujt steril mund të bëhen me fëmijë.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj