Mësuesja u shpreh falënderime bluzave të bardha në Durrës në mënyrën më të bukur

Blertina Koka

Kemi lexuar shpesh mesazhe falënderuese ndaj bluzave të bardha, si nga personazhet publike ashtu edhe njerëz të thjeshtë, për punën e tyre humane në shpëtimin e jetëve të njerëzve.

Këtë herë nuk kemi thjesht një mesazh falënderues për ta, por një sërë mesazhesh të pikturuara bukur në disa faqe muri.

Mësuesja e Liceut Artistik “Jordan Misja”, Entela Kasemi Beati, i ka shprehur falënderimet stafit të Spitalit Rajonal të Durrësit, sepse i shëruan mamanë, në mënyrën më të bukur, atë të pikturës.

Entela ka postuar disa foto nga puna e saj dyditore, që i ka dhënë tashmë një pamje krejt tjetër Pavionit të Sëmundjeve të Brendshme.

Pavarësisht paragjykimeve, nisur edhe nga ngjarjet reale apo dhe legjenda urbane që kanë treguar për mungesë shërbimi profesional e për abuzime deri në raste ekstreme, profesioni i mjekut mbetet gjithmonë human. Dhe për këtë duhet t’i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo profesionisti të shëndetësisë.

Lexoni mesazhin e plotë te mesueses:

Për shërimin e mamasë time si edhe për të gjithë pacientet e pavionit të sëmundjeve të brendshme (patologjisë) në Spitalin Rajonal të Durrësit dhuruam punën, me shumë dëshire unë, Michele Kasemi Beati (për gjyshen) dhe infermierja artiste e këtij pavioni Jona Gjoni, e palodhur ne ndihmesën e saj për të bërë më të bukuren për të gjithë.

Gjeta rrugën për të shprehur falënderimin në mënyrën time, për Spitalin Rajonal Durrës, për të mirën Ogerta Manastirliu, për ugjerncën  këtij spitali, për ata që shëruan mamanë, Reparti i Patologjisë, grupi i punës së këtij ndryshimi, doktor Eduard Spahiu , mjekë të tjerë, kryeinfermierja Nora Bushi e sidomos infermieret në të gjithë ditët e shërimit të saj.

Jemi të qetë në shërimin e plotë të mamasë, e për këtë bëra të pamundurën të kënaq në vazhdimësi qytetin e lindjes, Durrësin.

Një gjë të bukur e ndaj me të gjithë.

Gjatë punës dyditore duke pikturuar kisha të gjithë repartin përreth që shijonin çdo shkrim, po në fund fjalia më e bukur në grup e pacientëve ishte:

“SA TË BUKUR NA E BËRE SHTËPINË!”

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi