Metodat e lashta që të tregonin nëse do të lindë djalë apo vajzë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Në të kaluarën, ku ekografitë ende nuk ekzistonin, kurioziteti për të zbuluar gjininë e bebes ka qënë gjithmonë i madh. Nepsi, forma e barkut, gjendja emocionale janë vetëm disa nga bestytnitë që tregonin në atë kohë nëse fëmija që prisnit ishte vajzë apo djalë.

Në kohët e sotme, këto “tregues të lashtë” mund të mos besohen apo të merren parasysh, gjithçka i mbetet rastësisë për t’u parë:

cun-apo-gocShkëlqimi i lëkurës: nëse lëkura ju shkëlqen dhe bëheni më të bukura, tradita tregon se po prisni një djalë. Vajzat i bëjnë nënat të duken më pak të bukura, me lëkurë me probleme dhe me flokë më të dobët.

Forma e barkut: nëse e keni barkun e gjerë, mendohet të prisni një vajzë, nëse barku është i ngushtë ka më shumë gjasa të prisni një djalë.

Sodë buke: ky ka qënë testi më i përdorshëm dhe më “i besueshëm” për gjeneratën më të vjetër. Në një tas të vogël me urinë hidhni 2 lugë sodë buke, nëse urina nuk reagon do të thotë se ka gjasa të prisni një vajzë, nëse shkumon mund të keni një djalë.

Zona ku shtoni peshë: është e pritshme që gjatë shtatzanisë të shtoni në peshë, por nëse shtoni peshë në pjesën e kofshëve dhe ijeve ka gjasa të prisni një vajzë, nëse shtoni peshë të njëtrajtshme në të gjithë trupin, mund të jeni duke pritur një djalë.

Mundimet e mëngjesit: nëse shtatëzaninë e keni me mundime, më të vjella të shumta dhe me gjendje jo të mirë, të moshuarit e shpjegojnë si ardhjen e një vajze në jetë. Nëse ndiheni të lehta dhe pa mundime supozohet të jetë djalë!

E ëmbël apo e kripur: supozohet që nënat që po presin një vajzë kanë dëshirë të hanë më shumë gjëra të ëmbla, në të kundërt nënat që presin një djalë kanë më të preferuara ushqimet e kripura dhe të tharta.

Të rrahurat e zemrës: nëse të rrahurat e zemrës janë 140 në minutë supozohet të prisni një vajzë, nëse të rrahurat e zemrës së foshnjes janë nën 140 supozohet të prisni një djalë.

Burimi: Mental Floss

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet