Metodë kineze: Ja çfarë ndodh nëse vendosni një copë akulli në këtë pikë të kokës

Kjo është një metodë kineze e cila përdoret për t’u ndjerë më të rinj dhe plot energji. Përveç kësaj, kjo metodë ka fuqinë që të parandalojë disa sëmundje. Kjo pikë e kokës është quajtur “Feng Fu” në akupunturën kineze dhe ndodhet saktësisht në pjesën që koka dhe qafa bashkohen (vrima pas kokës).

pika e kokesJa si duhet të veproni: shtrihuni me bark, ose uluni dhe vendosni një kub akulli në pikën “Feng Fu” (vrima në pjesën e pasme të kokës) dhe mbajeni për 20 minuta. Fiksojeni kubin e akullit me një fashë, shall etj. Ju duhet ta aplikoni këtë metodë rregullisht, çdo 3-4 ditë, në mëngjes me stomakun bosh dhe në darkë para se të flini. Gjëja më e çuditshme është se në fillim ju do ta ndjeni ftohtësinë, por pas 30-40 sekondash ju do ta ndjeni të ngrohur pjesën ku keni vënë akullin. Ja rezultatet që do të arrini:

  • përmirëson gjumin
  •  do të keni vitalitet të përgjithshëm
  •  do të përmirësohet ndjeshëm trakti digjestiv
  • do të parandaloni ftohjet, gripin etj
  • parandalon dhimbjet e kokës, nyjeve, dhëmbëve etj
  •  parandalon sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
  • parandalon astmën bronkiale
  • parandalon çrregullimet psiko-emocionale, stresin, lodhjen kronike, depresionin dhe pagjumësinë.

KUJDES!!! Nuk duhet ta përdorin këtë metodë personat që janë shtatzënë, vuajnë nga sëmundjet e zemrës, epilepsia ose skizofrenia.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi