Kryefaqja Aktualitet Mihal Tase: Kemi punuar me maska, jo me veshje speciale. Pavijoni i...

Mihal Tase: Kemi punuar me maska, jo me veshje speciale. Pavijoni i sëmundjeve të brendshme mbyllet për një javë

0
Shpërndaje

Pavijoni i sëmundjeve të brendshme në QSUT do të mbyllet për një javë. Lajmi është bërë i ditur nga Mihal Tase shefi i Shërbimit të Sëmundjeve të Brendshme i cili deklaroi në Abc News se vendimi është marrë pasi 15 persona personel mjekësor në këtë pavion kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ai deklaroi se virusi në QSUT ka gjasa të jetë futur nga pacientët që kanë qenë mbartës të tij dhe kanë shkuar aty për t’u kuruar për sëmundje të tjera, duke rrëzuar kështu pretendimin e Ministrisë së Shëndetësisë e cila deklaroi se infeksioni ishte përhapur nga një infermiere.

Tase veçoi rastin e një pacienti që ka dalë nga spitali në datë 15 Maj dhe kishte rezultuar pozitivë dy ditë më vonë.

Ai tha se mjekët në këtë pavion kanë qenë të pajisur me maska por jo veshje të rënda mbrojtëse për shkak se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë persona të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

“15 personel mjekësor, mes tyre 2 mjekë të rinj specializantë, të tjerët infermierë dhe sanitarë, ka pasur edhe pacientë. Nga personeli mjekësor vetëm një është i shtruar, të tjerët janë në shtëpi. Duhet të kemi një situatë më të parë. Që në fillim të venedimit të qeverisë për të kufizuar, spitali e uliu aktivitetin, për shkak se disa shërbime u transferuan. Në spital mbeten të hapur ato pavione që kishin pacientë, reanimacioni qëndror dhe shërbimet e kardiologjisë. Nuk mund të mbylleshin.

Shërbimet e sëmundjeve të brendshme ka qenë më i ngarkuari mbi kapacitetin. Në këto periudha ishte i mbushur pavioni me të sëmurët. Tek ne vijnë të sëmurë shumë rëndë që vuajnë nga sëmundje të zemrës, diabet, pulmonare kronike. Karakteristikë është se vijnë me shumë patologji. Duke qenë se merremi me të sëmurë kronikë ka edhe të moshuar. Struktura e mjekësisë ka ndryshuar shumë. Nuk e di kush e ka thënë që infeksioni është shpërndarë ga një infermiere. Besoj se nuk ka ardhur nga personeli sepse kemi pasur të shtruar me Covid-19 edhe para se të infektohej personel. Psh të sëmurë që ka dalë nga spitali në datë 15 maj dhe pas dy tre ditësh ka rezultuar pozitiv. Për këtë lloj virusi ne dimë shumë pak se si shfaqet dhe se si do të shkojë. Nëse mua më vjen një pacient në gjendje shumë të rëndë. Spitali nuk mund të jetë funksion vetëm i kësaj gjëje.

Është e pamundur që ta mbyllësh, është krim. Ka pasur me siguri edhe të sëmurë që kanë qenë pozitivë pa i ditur. Puna e infermieres është shumë fisnike, shumë e rëndë. Kanë punuar me maska. Mbrojtja që kanë pasur ka qenë pa veshje speciale sepse nuk merren me sëmundje Covid. Rezultoi që pati të sëmurë të infektuar. Është problemi se ti përballesh me një sëmundje që ti nuk e di.

Ne i kemi bërë testet dhe kemi dalë negativë, por mund të dalim prapë pozitivë. Në këto momente nuk do të shkojmë në punë për një javë, pas një jave do vazhdojë puna normalisht.  Do të pastrohet në shërbimet e tjera dhe pacientët do shkojnë në pavione të tjera. Të sëmurët nuk do mbeten pa u shtruar. Ndihmën mjekësore do e marrin të gjithë. Unë në 40 vjet mjek nuk e kam hasur kurrë”, tha Tase./abcnews.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here