Miks virozash në qarkullim/ Rriten infektimet, piku i gripit pritet në fund të janarit

Gripi dhe viruset e tjerë respiratorë po rëndojnë situatën epidemiologjike në vend. Fillimi i janarit ka rritur sëmundshmërinë në popullatë ku zyrtarisht raportohen mbi 11 mijë të prekur  në javë.

Shifrat reale të pacientëve të sëmurë nga Gripi I tipit A dhe B, nga RSV, Covid apo viroza të tjera janë shumë më të larta por jo të gjithë i drejtohen mjekut të familjes.

Sipas buletinit të Institutit të shëndetit publik aktualisht në këtë periudhë më të prekurit janë fëmijët nën 1 vjeç dhe ata të moshave 1 deri 14 vjeç.

Ndryshe nga të rriturit, në moshat pediatrike po dominon virusi respirator sinsincial, i cili ka rritur vizitat në qendrat shëndetësore por edhe shtrimet në spital.

Megjithatë kurba e infektimeve është në ngjitje dhe piku i sëmundshmërisë pritet të arrihet në fund të janarit, fillim të shkurtit. Referuar buletinit të gripit aktualisht në rrethe raportohet situatë më e rënduar nga infeksionet respiratore.

Kryeson Gjirokastra për numrin më të lartë të rasteve me grip në rang vendi, ndjekur nga Durrësi, Elbasani dhe Vlora. Edhe këtë vit në qarkullim janë një miks virusesh respiratorë ku më dominantët janë gripi i tipit A dhe RSV.

Ekspertët nuk përjashtojnë as praninë e metanpeumovirusit, i cili thuajse çdo dimër ka qenë mes nesh./A2 CNN

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë