Millennium dhe Cineplexx i bashkohen fushatës së OKB-së: “Ne njerëzit, për qëllime globale”

okb

Rrjetet e Kinemave Millennium dhe Cineplexx i janë bashkuar fushatës së OKB-së për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri.

Ato do të transmetojnë një spot ku shfaqen aktorë të njohur, këngëtarë, sportistë, personalitete botërore nga shkenca, teknologjia, filantropia, që flasin për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe i bëjnë thirrje publikut që të luajë rolin e tij dhe të jenë gjenerata e parë për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme, për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike dhe për të zvogëluar pabarazitë. Spoti do të shfaqet para secilit film që do të shfaqet në këto kinema nga datat 23-Shtator- 2 Tetor 2016.

Më 25 shtator, në OKB 193 liderë botërorë miratuan Objektivat Globale, ose Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs), një seri prej 17 synimesh ambicioze për t’i dhënë fund varfërisë, për të luftuar pabarazinë dhe padrejtësinë, dhe për të trajtuar ndryshimin e klimës për të gjithë deri në vitin 2030.

Agjencitë e Kombeve te Bashkuara në Shqipëri po festojnë përvjetorin e parë të miratimit të 17 Objektivat globale me një javë me aktivitete në të gjithë vendin.

Partneriteti me rrjetet e Kinemave Millennium dhe Kinema Cineplexx është pjesë e kësaj fushate dhe ka për qëllim për të informuar njerëzit nga të gjitha sferat e jetës në lidhje me Objektivat globale, dhe t’i bëjë thirrje secilit për të luajtur një rol aktiv për t’i bërë ato realitet.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak