Ministri Beqaj pranon mungesën e citostatikëve në shërbimin onkologjik

Onkologjiku Tirane QSUT 22 janar 2015

Dhomat e onkologjikut, Foto: D.Canameti

“Informacionin se në shërbimin onkologjik mungojnë shumë prej citostatikëve, e keni të pasaktë”. Kështu mësohet të jetë shprehur për gazetarin Erjon Skëndaj ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. I pyetur lidhur me faktin se shumë prej ilaçeve që duhet të jenë në shërbimin onkologjik, blihen në farmaci, ministri duket se ka pranuar që ka mungesa, por ka hedhur poshtë faktin se këto mungesa hyjnë tek fjala “shumë”.

Të kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, burime nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, thonë se në shërbimin onkologjik ka ardhur furnizimi me citostatikë, por duke lënë sërish vend për ndonjë ilaç, që sigurisht blihet me kosto të mëdha nga familjarët e të sëmurëve./ A.Gjypi

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik