Ministri i Shëndetësisë Falas 4-fishon tarifën e raportit mjekësor për patentën

Arlinda Gjypi, gazeta “Shëndet+”

Ministri Beqaj vendosi pak kohë më parë që të heqë tarifën për vizitën te mjeku i familjes për personat e pasiguruar. Një gjë e tillë u propagandua me të madhe dhe me një publikim të plotë në të gjitha mediat vizive e të shkruara. Ndërkohë, totalisht në heshtje ka kaluar vendimi i ministrit të Shëndetësisë për rritjen e tarifave për vizitat te mjeku okulist dhe otorinolaringologu për personat e siguruar që duan të marrin raport për patentën apo për armëmbajtje.

Ilir Beqaj kuvendMësohet se ministri i Shëndetësisë Falas ka firmosur katër ditë më parë urdhrin që vizitat tek këta dy mjekë specialistë të bëhen kundrejt pagesës prej 1 500 lekësh për secilin. Deri tani, për aplikimet paguhej vetëm një raport prej 1 mijë lekësh, i cili mbetet gjithashtu në fuqi.

Urdhri i Beqajt është shpërndarë në të gjitha poliklinikat e specialiteteve në kryeqytet dhe në rrethe. Pra, raporti mjekësor, pavarësisht se personi është i siguruar, do të kushtojë në total 4 mijë lekë.

Pagesa për vizitën e mjekut okulist dhe otorino-laringologut si pjesë e raportit mjekësor për leje drejtimin apo veprimtarine me armët, aplikohet për herë të parë për personat e siguruar.

Pak kohë më parë në parlament ministri i Shëndetësisë u vetëlavdërua se kishte bërë të mundur uljen e tarifave për vizitat te mjeku i familjes për personat e pasiguruar, ndërsa për të siguruarit ka vendosur t’i rrisë këto tarifa. Nuk dihet nëse edhe kjo hyn në programin e ministrit Beqaj për shëndetësinë falas. Duket se i shqetësuar se ulja e tarifës për mjekun e familjes do të ulë dhe të ardhurat dytësore të qendrave shëndetësore, ministri ka gjetur një zgjidhje alternative duke rritur tarifat pikërisht për ata persona që janë taksapagues të rregullt.

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026