Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja me COVID-19, shkon në 409 numri i të prekurve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se janë shënuar 9 raste të reja me COVID-19 duke e çuar në 409 numrin e të prekurve në vend.

6 raste të reja janë në Tiranë dhe 3 në Elbasan, ndërsa qytetet e tjera nuk kanë numëruar raste të reja.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

Në total, janë 10 persona në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Deri më tani numërohen 22 të vdekur nga koronavirusi, ndërsa vijon rritja e numrit të të shëruarëve.

Raste të reja gjatë 24 orëve të fundit:

-6 raste Tiranë
-3 raste Elbasan

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 196 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni