Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes, AI nuk mund të zëvendësojë mjekun!

Paraditen e kësaj të hëne, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dalë me një mesazh për qytetarët, duke u kërkuar të tregojnë kujdes me mënyrën sesi informohen për shëndetin.

“IA nuk zëvendëson mjekun, por është një mjet që ndihmon në informim, jo për diagnozë apo trajtim”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mjekët këshillojnë përdorim të burimeve të sigurta, verifikim të informacioneve dhe konsultim me profesionistët e shëndetit.

“Kohët e fundit ka një rritje të përdorimit Inteligjencës Artificiale për qëllime mjekësore. Duhet të kemi parasysh se përdorimi i saj nga ana e pacientëve për këshilla, diagnoza mjekësore duhet shoqëuruar me risqet që ka. Përdoreni, por kini kujdes konsultohuni edhe me një mjek. Mënyra se si e formulon një pytetje, e orienton IA drejt përgjigjeve të caktuara. Është e rëndësishme se IA është një produkt në përsosje e sipër. Përvoja, profesionalizmi i mjekut janë të pazëvendësueshme”, tha mjeku Alban Ylli.

Ndërkohë një tjetër mjeke u shpreh se vetëm doktori mund ta trajtojë pacientin në mënyrë specifike.

“IA nuk mund të zëvendësojë doktorin. Është doktori ai që trajon pacientin në mënyrë specifike. (IA) nuk mund të diagnostikojë një infarkt miokardi dhe mund të merret si një pneunoni apo dhimbje stomaku dhe personi rri në shtëpi në pritje që IA t’i gjejë sëmundjen dhe trajtimin“, shprehet mjekja.

https://www.facebook.com/reel/1368026981542789

Postime të ngjashme

ChatGPT nuk do të japë më këshilla mjekësore! Ja çfarë parashikon rregullorja e re
Shëndetësia në rrezik, 30% e stafit punon në Gjermani
U merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku imazherist në Fier
Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor
Ndahet nga jeta Fatos Nano, ish-kryeministëri dhe ish-lideri i PS-së
3 ushqime që shkaktojnë dhimbje koke
Shkeljet me hemodializën, Braçe për Spitalin Amerikan: Janë bërë pagesa pa kryer shërbime, KLSH të auditojë 10 vitet e kontratës
Zgjoheni me dhimbje koke në mëngjes? Kjo mund të jetë arsyeja