Ministria: Galdini s’na jep dokumentet, Galdini: S’kam besim te ministria

Ministria e Shëndetësisë deklaron se pas denoncimit publik që Arian Galdini është ngritur menjëherë një grup pune për të hetuar rastin dhe për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

flakon

Ilaçi i përdorur te të sëmurët me kancer

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi u takua me Galdinin, në një përpjekje për të kërkuar bashkëpunimin e tij dhe të familjes, me qëllim vënien në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë të një kopjeje të dokumentacionit të spitalit në Turqi, ku pacienti ishte kuruar, dokumentacion, që provonte se kurimi në Shqipëri kishte qenë problematik apo qoftë edhe i paqenë, sipas tij.

Vetëm duke pasur dokumentacionin e spitalit në Turqi, Ministria e Shendetësisë mund të kryente një hetim të plotë dhe shterues mbi trajtimin që pacienti kishte marrë në QSUT, mjekimet e përdorura, cilësinë e barnave, efektet e tyre dhe protokollin e ndjekur nga specialistët shqiptarë, gjë e cila vërtetohet paraprakisht edhe nga rezultatet e analizës nëpërmjet teknikës me markues tumoralë të përdorur për këtë qëllim.

Pavarësisht premtimit të Galdinit për të bashkëpunuar me autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, ende sot nuk kemi asnjë dokument, asnjë provë, asnjë rezultat analize që të provojë akuzat e ngritura nga zotëria në fjalë.

I pyetur nga gazeta “Shëndet+”, Arian Galdini shprehet se nuk e ka dorëzuar dosjen për shkak se nuk ka besim se Ministria e Shëndetësisë do ta zgjidhë çështjen. Galdini deklaroi se që kur ka denoncuar rastin në fjalë ai është kërcënuar me jetë.

“E falenderoj ministrinë për deklarimin zyrtar. Konfirmoj takimin me zv.ministren Milva Ekonomi. Sidoqoftë, përgjigjja ime për zv.ministren dhe Ministrinë e Shëndetësië mbetet e njëjta: nxirrni përfundimet tuaja, qoftë dhe të cunguara, paskëtaj le t’i ballafaqojmë të gjitha të vërtetat padiskutueshmërisht edhe në organet e drejtësisë, të cilat kam mbi një javë që po ua kërkoj publikisht të veprojnë. Shpresoj në bashkëpunimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Drejtësisë shqiptare”.

Galdini denoncoi faktin se ilaçi me të cilin kurohen të sëmurët me kancer janë të skaduara ose false.

Postime të ngjashme

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies