Miratohen masa të reja anticovid në Kosovë pas rritjes së frikshme të infektimeve/ Nga 20 gushti ndalohen dasmat, maska në ambientet e mbyllura

Qytetarët kosovarë do të përballen me rregulla të reja anticovid  nga 20 gushti, pas rritjes së frikshme të numrit të të infektuarve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka konfirmuar se nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen dasmat apo fejesat, ndërsa nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambientet e mbyllura apo në transportin publik pa maskë. Pas mbledhjes së qeverisë, në konferencën për media, Vitia tha se të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e cilësuara me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë edhe qytetarët tanë, ku do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi negativ, sipas medias kosovare.

“Në situatën aktuale jemi të detyruar të ndërmarrim masa që vënë në pah shëndetin publik të qytetarëve. Nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet si fejesat, dasmat e tjerë. Nga momenti i publikimit të këtij vendimi në gazetën zyrtare do të shkurtohet orari i gastronomisë. Nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambientet e mbyllura apo në transportin publik pa maskë, edhe pse kjo ka qenë nga masat paraprake, por tani do të rritet mbikëqyrja dhe monitorimi. Të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e cilësuara me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë edhe qytetarët tanë, ku do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit, testi negativ”, tha Vitia.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se do të mbështesin çdo vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, si rrjedhojë e këtyre masave.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë