Mirëmbajtja e shëndetit të trurit nëpërmjet një diete të shëndetshme për zemrën

Nga Blerina Bombaj
Dietologe

Shëndeti i trurit dhe ai i zemrës janë të ndërlidhura. Duke mbrojtur njërin, ndihmoni në mbrojtjen e tjetrit.

Shëndeti i sistemit vaskular është i rëndësishëm si për zemrën, ashtu edhe për trurin.

– MBANI NJë REGJIM USHQIMOR TË SHËNDETSHËM: zëvendësoni yndyrnat e ngopura me ato të pangopura; perfshini ne dietën tuaj fruta, fara, arrore, perime, bishtajore dhe drithera të plotë; si dhe evitoni ushqimet me përmbajtje të lartë të sheqernave të shtuar dhe drithërave të përpunuar.

– REDUKTONI SODIUMIN: reduktoni ushqimet e përpunuara dhe ato të restoranteve; si dhe zgjidhni ushqime të cilat e kanë të shkruajtur në etikete permbajtjen e ulët të sodiumit.

– ARRINI NJë PESHë Të SHËNDETSHME: mos e tejkaloni masën me racionet e ngrëna dhe merruni me aktivitet fizik.

– FLISNI ME MJEKUN: nëse është e nevojshme, flisni me mjekun; ndiqni këshillat e tij dhe merrni mjekimet e nevojshme për të mbajtur tensionin, kolesterolin dhe sheqerin në gjak në nivele normale.

– MOS E TEPRONI ME ALKOOLIN: nëse konsumoni alkool, mos konsumoni me shumë se një pije në ditë për gratë dhe dy për burrat.

– BENI NJË GJUMË TË MIRË: flini të paktën 7 orë cilësore gjumë përgjatë natës.

– MENAXHONI STRESIN DHE KËRKONI AKTIVITETE QË JUA LEHTESOJNË ATË: kërkoni mënyra për ta menaxhuar apo reduktuar stresin, si joga, meditimi, socializimi apo aktiviteti fizik.

– EVITONI DUHANPIRJEN: nëse është e nevojshme, kërkoni ndihmë për ta lënë.

Postime të ngjashme

Pas gjelit të detit, 3 lëngjet detox që ndihmojnë organizmin nëse ndiheni të fryrë
Si të gatuani me mjeshtëri gjelin e detit; Mënyra dhe temperatura e duhur
Uji i bamjes: 6 arsye për ta përfshirë atë në dietën tuaj
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
7 ushqimet më të mira të fermentuara për kolitin ulçeroz
6 ushqime që duhen shmangur kur keni artrit reumatoid
Karotat, burim i vlerave që duhet t'i shtojmë çdo dite në tryezë
Angjinarja: Superushqimi i mëlçisë, zemrës dhe tretjes