Blerina Bombaj, dietologe
Mishi ka qenë ndër shekuj nga ushqimet më të çmuara për njeriun. Vaktet pa mish janë konsideruar të varfra dhe të pamjaftueshme. Të gjeje mish më parë ka qenë e vështirë, por kur
gjendej ai ishte shumë cilësor. Sot mishi i kuq është burim antibiotikësh dhe hormonesh të përdorura në trajtimin e kafshës gjatë jetës së saj. Sot mishi mund të gjendet me shumicë dhe pikërisht konsumi i tepërt i tij e ka kthyer atë në një nga produktet më të rrezikshme për shëndetin.
Konsumi i përditshëm i mishit të kuq sot ndikon negativisht në shëndetin kardiovaskular. Ai është i lidhur drejtpërdrejt me shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë. Së fundmi, përdorimi i tepërt i mishit në dietë ka rritur rezistencën ndaj antibiotikëve duke na bërë më të dobët ndaj patogjeneve. Prandaj:
-mos konsumoni më shumë mish se 250gr në muaj
-zgjidhni mish të patrajtuar me hormone dhe antibiotikë. Kërkoni mish të rritur në kullota të lira, të gjelbërta e jo në regjim stallor!


