Flokët mund të jetë një pjesë e rëndësishme e identitetit të një gruaje, dhe humbja e tyre është parë zakonisht si problem i madh dhe shqetësues. Rreth 40% e grave amerikane vuajnë nga rënia e flokëve dhe 50% e të gjitha grave përjetojnë humbje të flokëve duke filluar nga mosha 50 vjeccare.
Miti 1: Gratë humbasin flokët në të njëjtën mënyrë si burrat
Meshkujt janë të prirur për të humbur flokë në majën e kokës, thotë Maria Gail Merkurio, profesor i asociuar i dermatologjisë në Universitetin e Rochester në Nju Jork. Femrat, zakonisht i humbin flokët në pjesën ballore të kokës,” thotë Dr. Merkurio. Humbja e flokëve tek femrat është e trashëguar zakonisht nga anëtarët e familjes, por shkaktohet edhe nga ndryshimet e hormoneve apo kalimi i moshës.
Miti 2: Testosteronet e larta ndikojnë në rënien e flokëve
Testosteronet nuk luajnë një rol të madh. Trupi konverton testosterone në dihidrotestosterone (DHT), dhe ky proces shkakton dëme në gjëndrat e flokëve, shpjegon Dr. Merkurio. Në këtë rast, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë një ilaç anti-androgjen për të bllokuar efektin e hormoneve në gjëndrat e flokëve, thotë Melisa Piliang, dermatologe në Klinikën “Cleveland” në Ohajo.
Miti 3: Pilulat kontraceptive shkaktojnë humbjen e flokëve
“Një numër i hormoneve mashkullore mund të ndërveprojnë në gjëndrat e flokëve duke i bërë ato më të hollë, thotë Dr. Piliang. Disa lloje të progesteroneve, një hormon i zakonshëm që gjendet në kontraceptivët oralë, mund të veprojë në të njëjtën mënyrë , thotë Dr Piliang. Humbja e flokeve nga përdorimi i pilulës është më shumë një problem, por nëse jeni duke përdorur kontraceptivët e rinj nuk do të jeni shumë të ekspozuar ndaj këtij problemi pasi kanë më pak prej këtyre efekteve anësore .
Miti 4: Të gjitha humbjet e flokëve janë të përhershme
Shumicat e rasteve të humbjes së flokëve janë të përkohshme. Shumë gra humbasin flokë pas lindjes. Pasi hormonet rregullohen ky problem merr fund brenda disa muajve. Në disa raste të tjera humbja e flokëve shkaktohet për shkak të dietave. “Femrat më shpesh se meshkujt kanë mangësi ushqyese në hekur dhe zink,” thotë Dr. Piliang. Të dyja janë ushqyesit kyç për flokë të fortë. Ky problem mund të rregullohet duke u ushqyer si duhet./ Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


