Mjalti është si veza: fryt i punës dhe i jetës shtazore, përmban shumë substanca ushqyese, disa prej të cilave, shpesh të panjohura e të afta t’u japin mirëqenie e shëndet personave që e përdorin rregullisht.
Nektari i mjaltit ka të njëjtat cilësi terapeutike të bimës nga e cila bletët kanë thithur nektarin.
Mjalti ka cilësi të mira qetësuese dhe rekomandohet kundër ankthit: këshillohet një gotë qumësht me mjaltë para gjumit.
Propoli është rrëshira me të cilat bletët ndërtojnë kosheret. Ka cilësi të forta dezinfektuese dhe gjendet lehtësisht në treg.
Pickimet e bletës: mjekësia popullore kineze shëron shumë patologji artrozike dhe të artritit me pickimet e bletës. Por kjo nuk është diçka e re. Dikur gjatë shtypjes së rrushit mijëra bletë e grenza, të joshura nga sheqeri i rrushit, afroheshin pranë kadeve, por fshatarët nuk i dëbonin. Pickonin vetëm nëse e ndjenin veten të rrezikuar.
Përdorimi: Mjalti duhet të shoqërojë tërë jetën e individit, tek fëmijët që merren me sport, gjatë shtatzënisë, tek nënat që ushqejnë fëmijët me gji, tek sportistët, personat e moshuar dhe të gjithë ata që kanë nevojë për energji. Mund të përdoret për të lyer bukën dhe biskotat, i tretur në qumësht ose në çaj. Por kujdes! Mos e përdorni me lëngje shumë të nxehta. Nxehtësia e madhe mund të shkatërrojë disa substanca bioaktive.
Meqenëse mjalti ka veti ëmbëlsuese, sa dyfishi i sheqerit, për një filxhan qumësht mjafton një lugë e vogël mjaltë për të pakësuar marrjen e shumë kalorive. Përgatiti: Elena Beta


