Mjekët e maternitetit para gjykatës, Prokuroria kërkon 45 ditë burg

Prokuroria e Tiranës ka çuar në Gjykatë dosjen për dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”. Mjekët Helidon Klosi dhe Dritan Deçka do të dalin para Gjykatës së Tiranës mesditën e së hënës ose mëngjesin e së martës, pasi grupi hetimit të këtë përfunduar verifikimet përkatëse.prokuroria

Organi i akuzës pritet të kërkojë masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditë për mjekët, deri në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor.

Pas ndalimit nga forcat e Komisariatit nr. 1 në orët e vona të së shtunës, mjekët e arrestuar të maternitetit “Koço Gliozheni” po mbahen në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Helidon Klosi dhe Dritan Deçka akuzohen për mjekim të pakujdesshëm në lidhje me rastin e rëndë të vdekjes së 35-vjeçares Aida Çajku dhe foshnjës së saj, ngjarje tragjike e ndodhur mes mbrëmjes së të enjtes dhe në të gdhirë të ditës së premte.

Në deklarimet e para dhënë para hetuesve, mësohet se 2 mjekët kanë thënë se ata kanë kryer detyrën dhe kanë zbatuar procedurat që ndiqen në të tilla raste. Gjithashtu ata janë shprehur se duke dyshuar se pacientja e ndjerë vuante nga zemra, kanë vendosur ta dërgojnë për vizitë tek një kardiolog në QSUT.

Por, për grupin e hetimit ky është një moment kritik gjatë zhvillimit të ngjarjes, pasi mjekët kanë gabuar duke rënduar gjendjen shëndetësore të pacientes. Sipas procedurave, ajo nuk duhet të lëvizte por duhet të thirrej mjeku kardiolog ta vizitonte në maternitet.

Mjekët e arrestuar dyshohet se kanë vonuar dhënien e ndihmës mjekësore duke sorollatur pacienten edhe në 2 spitale të tjera, veprim që solli pasoja fatale për jetën e 35-vjeçares dhe foshnjës së saj./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës