Mjekët e spitalit të Shkodrës kryejnë me sukses një ndërhyrje kirurgjikale të rrallë

Një ndërhyrje e rrallë dhe tepër e vështirë është kryer nga mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Kirurgët dr. Besmir Grizhja, dr. Lulëzim Lekaj, dr. Luan Bajri, me mbështetjen e gjithë stafit të kolegëve, raportohet se kanë kryer një intervent kirurgjikal vaskular (bypass femoro popliteal me graft PTFE 5mm) për një sëmundje shumë të rrallë.

Nga viti 1964 deri në 2008, në botë janë regjistruar 168 raste në total.
Pacientja kishte Arterie ischiadike persistente aneurizmatike të trombozuar, me ishemi të këmbës (në rrezik amputacioni). Falë këtij interventi, pacientes iu shpëtua këmba.

“Ndihemi krenar për këtë intervent të suksesshëm, për institucionin ku shërbejmë si dhe për profesionalizmin e mjekëve kirurgë e anestezistë me vlerësim të veçantë për neurologun dr. Genci Nurja”, u shprehën kirurgët pas operacionit.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç