Mjekët specialistë nga Tirana në rrethe, Rama: Do i japim fund nga janari 2019

Që nga janari i vitit 2019 pritet që mos të jetë më e nevojshme udhëtimi i mjekëve specialistë të Tiranës drejt rretheve, pasi do të integrohen në gjithë sistemin spitalor mjekët e rinj specialistë.

Nga spitali i Kukësit, ku ndodhej për të mbikëqyrur nga afër sistemin e ri të patronazhimit të spitaleve rajonale të vendit, kryeministri Edi Rama deklaroi se në janar të vitit 2019 do të dalin më në fund mjekët specializantë që plotësojnë të gjitha nevojat në të gjithë territorin.

“Do shkoj Tirana në të gjitha spitalet ku ka nevojë për specialistë, sepse deri në janar të 2019 na duhet të bëjmë këtë gjë pastaj do vijnë mjekët specialistë që do të jenë full time çdo ditë. Pavarësisht nga ky fakt, të gjithë nevojat tashmë po përballohen dhe kjo është e rëndësishme. Të gjithë rastet kur mjekë specialist të nivelit tuaj të pranojnë të shkojnë në spitalet e tjera ku nuk ka specialiste ne do të japim një bonus plus rrogës, që të marrin aq sa marrin kur shkojnë ditën e parë në Gjermani e Itali po qe se kanë fatin të gjejnë punë. Kjo po funksionon dhe patronazhi gjithashtu se po ulet fluksi i njerëzve që vijnë në Tiranë. Në janar të 2019 do të dalin më në fund mjekët specializantë që plotësojnë të gjithë nevojat në të gjithë territorin”, u shpreh Rama.

Me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook, Rama shpjegon se mungesa e mjekëve specialistë ka ardhur si pasojë e ndërprerjes katërvjeçare të specializimeve në vitet 2009-2013./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet