Mjekët zbulojnë simptoma të reja të COVID-19, më të përhapur tek të rinjtë

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundëve janë simptomat më të zakonshme të raportuara të lidhura me infeksionin COVID të variantit indian, thonë studiuesit.

Prof. Tim Spector, i cili drejton studimin e Zoe Covid Symptom, thotë se infektimi me variantin Delta mund të ndihet më shumë si një ftohje e keqe për të rinjtë. Por megjithëse personat e infektuar mund të mos ndihen shumë të sëmurë, ata mund të jenë transmetues dhe mund t’i vendosin të tjerët në rrezik.

Simptomat klasike të Covid kanë qenë: kollë, ethe, humbje e nuhatjes ose shijes. Por Prof Spector thotë se këto tani janë më pak të zakonshme, bazuar në të dhënat që ekipi i Zoe ka marrë nga mijëra njerëz që kanë regjistruar simptomat e tyre në një aplikacion.

Ndryshimi duket i lidhur me përhapjen e variantit Delta, identifikuar së pari në Indi dhe tani është përhapur edhe në vende tët jera. Ethet mbeten mjaft të zakonshme, por humbja e nuhatjes nuk shfaqet më në 10 simptomat kryesore, thotë Prof Spector.

Ndjesi lodhjeje

“Ky variant duket se po funksionon pak më ndryshe,” thotë ai.

“Njerëzit mund të mendojnë se sapo kanë marrë një të ftohtë sezonal dhe ata vazhdojnë të shkojnë në festa dhe mund ta përhapin në 6 njerëz të tjerë. Për të rinjtë simptomat janë më të lehta. Mund të ndihet thjesht si një ftohje e keqe ose lodhje, por qëndro në shtëpi dhe bëj një test të COVID”, -thotë Prof Spector.

Dhimbje muskujsh

Në mënyrë të ngjashme, studimi Imperial College London React i më shumë se 1 milion njerëzve në Angli – kur varianti Alpha ose ai britanik ishte dominant – gjeti një gamë të gjerë simptomash shtesë të lidhura me Covid.

Dridhjet, humbja e oreksit, dhimbja e kokës dhe dhimbjet e muskujve ishin më të lidhura me infektimin, së bashku me simptomat klasike.

Në udhëzimet e nxjerra nga autoritetet shëndetësore, thuhet se simptomat kryesore të COVID janë:

  • Kolla e vazhdueshme
  • Temperatura e lartë
  • Humbja e nuhatjes dhe shijes

Këto dhe simptoma të tjera të COVID mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera, ndaj, nëse dyshoni për COVID, bëni një test ose kontroll mjekësor.

Burimi: BBC / Shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Për 2023 sëmundshmëria kronike u rrit 5,9%, nga plakja e popullsisë dhe pasojat e Covid
“Kujdes me antibiotikët”, mjeku Harxhi për situatën e gripit: Kurba është në rritje
Shpërthimi i infeksioneve, gripit dhe Covid-19, Spanja rikthen përdorimin e detyrueshëm të maskave
Covid-19 rikthehet edhe në Shqipëri, 30% e rasteve dalin pozitivë
Çfarë duhet të dini për COVID-19 asimptomatik
Varianti i ri i Covid, OBSH e alarmuar: Rreziku është i ulët, por po përhapet me shpejtësi në disa vende
Vaksinat po mbeten stok, skadojnë në fund të muajit! Nuk ka shumë vaksinime anti-covid