Mjekja Alketa Pere: Pacientët japin zarfe, unë jam qelibar, kam marrë vetëm një vazo me lule

Alketa Pere (Ymeri) ka folur në “Top Story” në lidhje me skandalin e Onkologjikut, ku mjekët bënin pazare me pacientët me kancer. Pere tha se ishte në dijeni se pacientët me kanceri i dërgonin te privati, por mohoi kategorikisht që të jetë e punësuar në klinikës “Megis” në pronësi të Edmond Gashit.

Mjekja po ashtu ka pranuar se mjekët marrin zarfe, apo para teksa për vete tha se ka marrë vetëm një vazo me lule.

Ndër të tjera ajo tha se ka shkuar në klinikën “Megis” 2-3 herë se ka bashkëshortin sëmurë dhe e ka dërguar atje për vizita. Ndërsa e pyetur se përse ishte firma e saj në disa dokumente të klinikës “Megis”, mjekja nuk dha një përgjigje të saktë.

“Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kam shkuar në punë në ’97 mes plumbave, as në kovid se ndala punën. Marrëdhëniet më të dobëta i kam me kirurgët, sepse i kam thënë mos i çoni pacientët tek spitalet tuaja private.

I kam dërguar një mesazh para disa kohësh drejtoreshës ku i thashë për problematikën. E dija që çonin pacientët tek privati. Nuk e di çfarë të them për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time, t’i kem thënë pacientit që të shkojë tek privati për të bërë qoftë një analizë.

Nuk jam e punësuar. Jo dhe jo. Kam qenë me burrin tim 2-3 herë. Ka situata përshembull që pacienti nuk do të na japi ne asgjë. Ndodh që japin para sepse kujton pacienti se nuk i jepin shërbimin e duhur nëse s’japin para. Unë e di që pacientët japin zarfe po unë nuk jam e zarfeve”, tha Pere.

 

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë