Mjekja apelon: Vetëm kështu mund ta mundim virusin që ka pushtuar botën

Gazetare: Klevisa GJIKA

Mjekja Esi Duka u bën thirrje të gjithëve që të bëjnë kujdes. Përmes një videoje të shprëndarë nga ministrja Ogerta Manastirliu, mjekja në fjalë kërkon mbajtjen e maskës, distancën dhe ruajtjen e higjienës personale.

“Ajo që dua t’u them unë qytetarëve është respektimi i tre masave kryesore: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës 2 metra nga njëri-tjetri dhe ruajtja e higjienës personale. Duke zbatuar me rigorozitet këto tre mesa, ne shpresojmë t’ia dalim përballë këtij virusi që po gjunjëzon gjithë botën”, u shpreh mjekja.

Bashkëngjitur videos, Manastirliu shkroi:

“Dëgjoni mesazhin e Dr. Esi Duka e cila u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat e vendosura dhe të gjithë së bashku t’ia dalim kundër këtij virusi që po gjunjëzon mbarë botën  #RespektoRregullat↔️? Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit #COVID19”

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve