Mjekja bën apel: Izoloni fëmijët e tjerë nëse njëri ka virusin ‘gojë, duar, këmbë’

Pediatrja Mirela Dibra ishte e ftuar mëngjesi e kësaj të premteje në “Good Morning Albanians” për të folur për sëmundjen infektive e cila është rikthyer te fëmijët.

Ajo tha se në rast se në një familje një nga fëmijët është i infektuar, ai duhet të izolohet nga fëmija tjetër apo edhe nga gjyshërit.

“Mirë është që fëmijët të izolohen nga njëri-tjetri sidomos nëse fëmija i dytë është më i vogël. Nëse fëmija është i sapo lindur , apo në vitin e parë të jetës, mirë është që fëmijët të ndahen nga njëri-tjetri.
Kujdes duhet të kenë edhe gjyshit, të cilët mund të jenë më të rrezikuar nga ky infeksion, pasi duke qenë se imuniteti i tyre është ulur, ata mund ta kalojnë këtë infeksion në forma të rënda”,-tha pediatrja.

 

Burim: euronews.al

Postime të ngjashme

A varet shpeshtësia e gurëve në veshka nga niveli në gjak i vitamines D?
Kujdes! Këto 4 zakone mund të dëmtojnë mëlçinë
Shpresë për pacientët me migrenë, Inteligjenca Artificiale parashikon se cilat ilaçe funksionojnë më mirë
Lëngu i qepës/ Zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit
Sezoni i gripit në rritje? 5 zakone të përditshme që ju mbrojnë
Humb jetën 4-vjeçari në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti
Si ta kuptoni nëse keni intolerancë ndaj laktozës
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona! Akuza për vrasje nga pakujdesia