Mjekja: Bëni kujdes, këto kategori rrezikojnë më shumë nga infeksioni i salmonelës

Rënia në kontakt me salmonelën, si pasojë e ushqimeve të kontaminuara mund të jetë edhe fatale për jetën. Mjekja infeksioniste Alma Hoxhaj, thotë se klinika e një pacienti mund të jetë nga e lehtë dhe që kalon brenda 5 ditëve deri e rëndë me prekje të shumë organeve.

“Format më të lehta janë me diarre, apo temperaturë”, Alma Hoxhaj mjeke infeksioniste.

Sigurisht që graviteti i sëmundjes varet nga sasia e salmonelë që marrim, por dhe organizmit. Përveç fëmijëve dhe të moshuarve janë dhe disa kategori që rrezikojnë më shumë.

“Nga salmonela vuajnë më shumë njerëzit që kanë probleme me aparatin tretës, ata që kanë ngushtuar stomakun, që vuajnë nga ulcerat”,-tha mjekja per Euronews Albania.

Por në kushtet kur jemi të pasigurt për mishin apo ushqimet, mjekja këshillon të jemi të kujdesshëm.

Mjekja rekomandon larjen e duarve para dhe pas çdo veprimi, dhe njëkohësisht shmangien e konsumit të ushqimeve të rrugës.

Postime të ngjashme

Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni