Mjekja Bica: Në pak ditë shoh një spital të mbushet frikshëm me të sëmurë në gjendje të rëndë

Gazetare: Klevisa GJIKA

Mjekja e spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Loreta Bica, jep një mesazh të fortë për situatën aktuale të krijuar nga COVID – 19 në vendin tonë. Ajo shprehet: “Në pak ditë shoh një spital të mbushet frikshëm me të sëmurë në gjendje të rëndë! Shoh mjekë, infermierë, sanitare që luftojnë për të lehtësuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë. Duket sikur e kanë harruar rrezikun e madh që i kërcënon në luftën me Covid-in”.

Bica i bën thirrje të fortë të gjithë qytetarëve dhe i rikujton të gjithëve se virusi ekziston dhe se nëse ne jemi së bashku në këtë “betejë”, koronavirusi është armik shumë i dobët.

Apelin e saj ajo e mbyll duke kërkuar që të vendoset maska për të mbrojtur jetën e të gjithëve: “Ju lutemi mbroni jetët tuaja dhe jetët tona, thjeshtë duke vendosur maskën. Së bashku mund dhe do t’ia dalim”.

Mesazhin e mjekes Bica e shpërndau ministrja e Shëndetësisë në profilin e saj zyrtar në facebook, ku bashkëngjitur shkruan: “Mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar
#MbroVeten #MbroTëTjerët #COVID19”

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve