Mjekja Dokle për situatën në maternitet: Jemi detyruar të kemi sjellje të pazakonta

Të gjithë kemi diçka për të thënë për situatën e krijuar nga koronavirusi dhe pasojat e mëdha që virusi keqbërës po lë. Një reagim për aktualitetin dhe funksionimin e sistemit shëndetësor vjen nga mjekja Dokle, e cila shprehet se nuk ka qenë aspak e lehtë puna në të tilla kushte. Më tej shton se ajo dhe kolegët e saj janë përballur me shumë vështirësi, prej të cilave ajo thekson: ndalimi i hyrjes së baballarëve, motrave dhe vëllezërve apo gjyshërve të të porsalindurve, por as të fëmijëve dhe të afërmve të grave që operohen për probleme gjinekologjike brenda në maternitet.

Postimi i plotë:

Le t’i themi dy fjalë të mira…

Prej katër muajsh e pak, në spitalin ku punoj unë kemi adaptuar sjellje dhe realitete të reja për shkak të pandemisë nga #Covid19, pa dalë akoma mirë nga tulatja, stepja dhe frika prej tërmeteve.

Nuk është e lehtë që në një spital ku lind jeta, të aktivizosh protokolle që ndalojnë hyrjen e baballarëve, motrave dhe vëllezërve apo gjyshërve të të porsalindurve, por as të fëmijëve dhe të afërmve të grave që operohen për probleme gjinekologjike. Shpesh këto realitete të reja na kanë nervozuar, na kanë trishtuar, na kanë detyruar të kemi sjellje të pazakonta me njerëzit, në një vend ku ditët normalisht duhet të jenë të mbushura plot me gëzim, lule, çokollata dhe kukulla.

Nuk është e lehtë, aspak e lehtë të inkurajosh nënat e reja veshur me maska e doreza, sepse punës tonë i bëjnë shumë mirë buzëqeshjet dhe prekjet e ngrohta.

Edhe për doktorët dhe mamitë që punojnë me orë të zgjatura është sfidë mbajtja e maskave dhe dorezave pa ndërprerje, pasi saturimet jo të mira të oksigjenit dhe problemet e lëkurës janë më të paktat që mund të ndodhin në kêto raste.
Por a ia vlen kjo “sakrificë”?

Padyshim që po!!

Prej Janarit e deri më sot kanë lindur rreth 1800 bebe të bukur e të shëndetshëm nga nëna të hijshme e plot shëndet, të cilët i kemi ruajtur me “fanatizëm” nga #Covid19

Rroftë Jeta!!

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus