Mjekja: Duhet të zhdukim zakonet: si puthje, përqafime/ Uroj që shqiptarët ta kenë kuptuar…

Gazetare: Klevisa GJIKA

Distanca fizike ka qenë dhe mbetet një ndër masat e ndërmarra për shmangien e përhapjes së COVID-19 edhe më tej. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, mjekja mikrobiologe Blerta Brati kërkon që kontakti fizik të minimizohet jo vetëm se jemi në kohë pandemie, por edhe për të filluar një epokë të re.

“Shqiptarët duhet të zhdukin ca zakone, si përqafime, puthje, lethatimet e kalamajve të vegjël. Duhet të fillojmë një epokë të re, duhet të qytetërohemi dhe kulturohemi”, tregon Brati.

Për kujdesin personal, por edhe atë kolektiv, mjekja mikrobiologe tregon se çdo gjë nis nga vetja. Kështu nëse ne jemi jashtë dhe nuk kemi mundësi të lajmë duart rregullisht me ujë dhe sapun, t’i dezinfektojmë ato për të larguar bakteret apo viruset me të cilat mund të kemi rënë në kontak më parë.

Megjithatë, sipas mjekes uji me sapun është ideali.

“Uji me sapun është ideali dhe më i miri. Uroj që  kësaj radhe shqiptarët ta kenë kuptuar vlerën e ujit dhe sapunit.”

Disa nga sugjerimet e mjekes Blerta Brati janë:

-Të moshuart të dalin me orare

-Supermarketet të hapen me orare të ndryhshme, të kishim një grafik

-Kafet të mos hapen të gjitha njëkohësisht

-Jo takime, grumbullime në ritet fetare, koncertet

-Respektimi i radhës

-Duhet të hiqen vizitat familjare

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet