Mjekja e konfirmon nga Murriqani: 28-vjeçari që u zbulua me koronavirus nuk u kontrollua në kufi

Nga pika e kalimit kufitar të Murriqanit, mjekja Dhurata Hysi ka konfirmuar se 28-vjeçari që ka rezultuar pozitiv me koronavirus nuk është kontrolluar nga ana e tyre.

Në komunikimin për mediat mjekja sqaroi se i riu është futur në kufi pa u kontrolluar, për shkak se vinte nga Firence, e cila ishte një zonë e paprekur ende nga virusi vdekjeprurës në Itali.

“Djali hyri më datë 26, në orën 00:40 të natës. Nuk është kontrolluar, pasi Firence nuk ka qenë në zonën e kuqe, nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar atje.

Ne kishim prioritet zonat e prekura në Itali dhe Kinë. Ka ditë që kontrollohen të gjithë personat nga Italia, por pas datës 26, më parë vetëm ata që vinin nga zonat e prekura. Nuk di ç’të them për të atin. Lista është vetëm djali. Qytetarët që vijnë në kufi nuk kanë maska, vetëm një italian kishte.

Listat me të prekur në Itali ndryshonin nga dita në ditë, ndaj ne e kemi marrë vetë informacionin. Në fazën fillestare nuk kuptohet virusi te qytetarët. Është e rëndësishme vetëkarantimi, të gjithë personat për t’u ruajtur duhet të qëndrojnë në shtëpi. Virusi transmetohet te të tjerët”, u shpreh mjekja.

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës