Mjekja endokrinologe: Stresi dhe mungesa e aktivitetit fizik gjatë izolimit ka çekuilibruar diabetin

Bisedoi: Klevisa GJIKA

Pasojat e koronavirusit në aspektin shëndetësor kanë qenë të shumta. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, mjekja endokrinologe Luftime Bruka tregon se stresi i krijuar nga pandemia ka ndikuar shumë negativisht në sëmundjen kronike shumë të përhapur në popullatë.

“Diabeti ka qenë sëmundja me më shumë pasoja nga COVID – 19. Stresi i COVID – 19 ka qenë një ndër shkaqet kryesore të ç’ekuilibrimit të diabetit, sepse ne po e shohim që koronavirusi po sillet ndryshe. Diabetikët ishin në kategorinë e parë. Faktikisht, pacientët kanë ardhur vetëm kur kanë patur shumë probleme. Më shumë jemi marrë me telefonata, deri në 12 të natës. Komunikimi ka qenë efektiv, por nuk është sikur ia thua ballë për ballë”, thekson ajo.

Endokrinologia shton: “Pandemia tek diabetikët ka luajtur një rol shumë negativ, si në aktivitetin fizik për shkak të kushteve nuk kanë lëvizuar dhe kjo ka ndikuar negativisht në trajtim. Pastaj është stresi, kequshqyerja, pasi duke qenë të mbyllur, duke qenë në shtëpi nuk kanë bërë edhe dietën që duhet”.

Sipas mjekes endokrinologe, diabeti ka qenë sëmundja me më shumë pasoja nga COVID – 19.

Vetë periudha e covid– 19 ka qenë një ndër shkaqet që është dezekuilibruar diabeti, kemi pasur më tepër stres për stabilizimin e tyre sepse kanë pasur glicemi të larta”, shprehet Bruka.

Bruka tregon se çekuilibrimi i metabolizmit vazhdon akoma, pavarësisht se njerëzit i janë rikthyer normalitetit. Përsa i përket kurbës së vizitave mjekja thotë se vizitat u rritën kur mbaroi karantina, ndërsa tani është një kurbë e sheshtë.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve