Mjekja gjinekologe: Të hetohet thellë! Morti ka rënë jo vetëm në shtëpinë e Aidës, por e të gjithëve

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Ngjarja tragjike e ndodhur para dy ditësh në maternitetin “Koço Gliozheni” ka prekur dhe indinjuar të mëdhenj dhe të vegjël, njerëz të thjeshtë dhe personalitete të njohura, të profesioneve të ndryshme, përfshirë këtu edhe ata më të përfolurit këto ditët e fundit: bluzat e bardha.anika-dokle

Një prej tyre është edhe prof. dr. Anika Dokle, mjeke gjinekologe tek materniteti “Koço Gliozheni”, e cila nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në Facebook bën thirrje që të hetohet thellë për vdekjen e 35-vjeçares, “që të mos ketë Aida dhe Helidonë të tjerë në këtë vend, viktima të një sistemi tërësisht të kalbur!”

Mjekja tregon se në maternitetin e ri ka mangësi të theksuar të aparaturave dhe mungon infrastruktura për kirurgji abdominale.

Ajo ka kërkuar që të mos vihen nën përgjegjësi vetëm bluzat e bardha, por të merren në konsideratë edhe kushtet klinike dhe administrative.

Lexoni shkrimin e saj të plotë:

Të hetohet thellë!
(Morti ka rënë jo vetëm në shtëpinë e Aidës, por në shtëpinë e të gjithëve.)

Në kushtet kur në maternitet mungojnë resurset imazherike të sofistikuara, mungon infrastruktura për kirurgji abdominale, në kushtet kur koordinimi i urgjencave nuk është në dorën e mjekut por të një strukture tjetër larg maternitetit, në kushtet kur reanimacioni i maternitetit nuk funksionon si një njësi e vërtetë e terapisë intensive, çfarë duhet të bëjë një mjek obstetër para një diagnoze të vështirë në kushtet e shtatzënisë?
Nuk ka asnjë mundësi veçse ta përcjelle pacienten drejt spitaleve që përmbushin këto kushte.

Përgjegjësitë të proporcionohen!! 
Në këtë histori ka përgjegjësi klinike dhe administrative.

Të hetohet thelle qe te mos kete Aida dhe Helidone te tjere ne kete vend, viktima te nje sistemi teresisht te kalbur!

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin