Mjekja me leje, pacientja sorollatet një javë pa marrë ilaçet

Lejet e zakonshme të mjekëve gjatë verës sjellin konfuzion tek mjaft pacientë, sidomos ato me sëmundje kronike që ndiqen në mënyrë periodike dhe trajtohen me ilaçe. I tillë është rasti i pacientes H.M, në Qendrën Shëndetësore Nr.3 në kryeqytet, e cila denoncon lënien pa ilaçe për 6 ditë me radhë për shkak se mjekja ndodhet me leje. Ndërkohë që pretendon se nuk i është dhënë asnjë zgjidhje dytësore, por madje infermierja e ka drejtuar për t’i blerë në farmaci.

G. Adomati: ”Vjerra ime është paciente e lagjes dhe ka 53 vjet që vuan nga diabeti. Shkova si zakonisht për të marrë ilaçet tek mjekja e lagjes, Nertila Kalemi në muajin qërshor dhe nuk e gjeta. Infermjera e saj më tha që ka ikur me pushime dhe kthehet me datë 6 korrik, dhe në një copë letër më dha kodet e ilaçeve që t’i marr në farmaci me rimbursim. Kam shkuar përsëri pas dy muajsh me datë 6 siç më tha infermjera, dhe përsëri nuk e gjeta. Këtë herë më thanë që kthehet me datë 13. Çfarë të bëj i thash se ajo është e sëmurë dhe nuk mund të rrijë asnjë ditë pa ilaçe, jo më 6 ditë. Nuk më dhanë asnjë zgjidhje, por më treguan rrugën ‘shko merri në farmaci’. Por si mund t’i marr unë në farmaci ku vetëm Galvusi kushton 40.000 lek të vjetra?!“Kërkova të takoja drejtoreshën por nuk e gjeta. Kam ardhur të nesërmen përsëri, por përsëri nuk e gjeta. Aktualisht mamaja është pa ilaçe, dhe të njëjtin problem kanë dhe të gjithë pacientët e tjerë.’

Ndërkohë që Bruna Shiroka, drejtoreshë në Qendrën Shëndetësore Nr.3, sqaron situatën dhe stregon se ky është një problem që haset shpesh në verë me pacientët, ndonjëherë nga mosinfomimi, e ndonjëherë nga orientimi i gabuar, megjithëse në qendrat shëndetësore askush nuk mbetet pa marrë shërbim.

‘Doktoreshë Nertila Kalemi ka marrë një muaj për shkak të një problemi personal. Një muaj leje pa të drejtë rroge dhe 28 ditë leje të zakonshme. Siç e parashikon ligji për raste të veçanta, kjo shkresë është dërgua dhe në të dyja rastet është aprovuar. Për shkak se leja u mor dy muaj rradhazi, ndoshta shkaktoi një çoroditje tek të gjithë pacientët e saj, dhe me të drejtë sepse i kemi shpërndarë sa tek një mjek tek tjetri, por që do i mbledhim përsëri sapo të kthehet Nertila. Megjithatë, pa shërbim dhe pa mjekim, këtu nuk ka mbetur asnjë person dhe nga 2200 pacientë që ka Dr. Nertila, ky është rasti i vetëm që më është ankuar.’

Megjithatë rasti në fjalë që mua dhe më është raportuar, nuk ka pranuar të sqarohet dhe të ndrrojë emrin e mjekut në kartë me mjekun zëvendësues. Por përsëri ky pacient do të rimbursohet për 6 ditët që nuk i ka marrë ilaçet.

Por çfarë ndodh në raste të tilla kur mjekët janë me leje të zakonshme?

Shpërndahen në të gjithë shërbimin, bëhet e qartë në informacion, megjithëse pacientët e dinë zakonisht. Pra nëqoftëse mua më vjen një pacient akut, dhe mjekja e tij është me leje, nga dhoma e parë deri tek dhoma e pestë, pacienti mund ta kryej ku të dojë vizitën. Infermjerja i çon kartelën mjekes, e shoh, kryej vizitën dhe pacienti mbaron punë.

 

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë