Mjekja Mira Xhixha / Si të dallojmë shenjat e astmës, alergjisë nga shenjat e COVID-19?

Bisedoi: Klevisa GJIKA

Simptomat e COVID-19 nuk janë shumë të panjohura për ne. Edhe pse kjo situatë virale është e panjohur në mënyrën e kurimit dhe trajtimit të saj, shenjat si temperaturë, marrje fryme, etj. janë të ngjashme me rrufën apo probleme si alergjia, astma dhe shumë sëmundje të tjera.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shëndeti Plus”, mjekja alergologe Mira Xhixha na tregon se ku qëndron ndryshimi mes simptomave të COVID-19 dhe shenjave të astmës e alergjisë.

Referuar alergologes, në rastin e koronavirusit marrja e frymës nuk vjen nga ngushtimi i bronkeve, por vjen si pasojë e dëmtimit të alveolave të indit direkt terminal të mushkërive. Ky lloj virusi nuk prek bronket, por prek pjesën fundore të mushkërisë, që është edhe pjesa funksionale që kryen shkëmbimin e O2 dhe CO2.

Ja çfarë duhet të dini dhe të keni parasysh sipas mjekes Xhixha:

  1. Në infeksionin viral pandemik COVID-19 kemi temperaturë mbi 38, 39 gradë C dhe më e lartë.
  2. Kemi këputje të përgjithshme, që nuk i ka alergjia.
  3. Kemi kollë të thallë është karakteristike e të dyjave, por që janë të dallueshme nga njëra-tjetra
  4. Kemi marrje fryme që mund të na ngatërrojë, por që duke u bashkuar me simptomat e tjera neve mund ta caktojmë lehtësisht se psh:. nuk është nga alergjia apo astma, por është nga gjë tjetër;
  5. Kemi probleme gastrointestinal, si: të përziera dhe të vjella, mungesë oreksi. Në disa raste ka humbje të ndjenjës së shijes, nuhatjes për personat e dyshuar me COVID-19;
  6. Në disa raste kemi tharje dhe dhimbje të grykës;
  7. Simptomat e alergjisë, astmës janë shumë herë më të dallueshme nga individi ose personeli mjekësor nëse pacienti i ka paur edhe më parë;
  8. Teshtimat, kollim hundësh, bllokim i hundëve, bllokim i syve, kruarje dhe skuqje sysh, kruarje në grykë dhe jo tharje që në fillim. Marrja e frymës tek personat me probleme me astmën mund ta zgjojë pacientin edhe nga gjumi, kurse në rastin e COVID-it nuk është kështu, fillon gradualisht dhe ndihet sidomos gjatë sforcimit të organizmit;
  9. Fishkëllima ose një frymëmarrje e zhurmshme dëgjohet nga i sëmuri ose nga njerëzit afër tij/saj. Në këtë rast kemi një ngushtim të rrugës së ajrit. Kjo nuk lidhet me virusin. Në rastin e koronavirusit marrja e frymës nuk vjen nga ngushtimi i bronkeve, por vjen si pasojë e dëmtimit të alveolave të indit direkt terminal të mushkërive. Ky lloj virusi nuk prek bronket, por prek pjesën fundore të mushkërisë, që është edhe pjesa funksionale që kryen shkëmbimin e O2 dhe CO2;
  10. Dobësia dhe këputja nuk janë aq të theksura te alergjia dhe astma;
  11. Humbja e shijes dhe nuhatjes nuk janë simtoma për alergjikët dhe astmatikët;
  12. Dhimbja e kokës është karakteristikë te personat sinozitë, por nuk është karakteristikë e infeksionit viral.

 

 

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus