Mjeku alergolog Hoxha: Rastet akute që paraqiten në urgjencë apo në spital janë minimizuar, shkak frika nga COVID-19

Gazetare: Klevisa GJIKA

Situata e krijuar nga COVID-19 është shoqëruar me frikë nga ana e qytetarëve kur bëhet fjalë për bashkëveprimin pacient-bluzë e bardhë. Simptomat e shfaquara dhe deri tek sëmundjet përkatëse që kërkojnë të ndiqen rregullisht nuk kanë ecur siç duhet për shkak të SARS COV-2.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shëndeti”, Prf. Dr. Mehmet Hoxha tregon se ndër sëmundjet që ai trajton si alergolog në spitalin Francez në QSUT, ato akute janë minimizuar.

“Pacientët kronikë pak a shumë nuk kanë munguar në marrjen e medikamenteve të tyre të nevojshme, kurse rastet akute janë minimizuar shumë që paraqiten në urgjencë apo që paraqiten në spital. Pra, nuk kemi atë fluksin që kemi pastur”, tregon Hoxha.

Mjeku alergolog shpjegon se kjo lidhet me frikën që ka shoqëruar gjithë këtë periudhë të vështirë në nivel global. Ja si e përshkruan ai:

“Në logjikën time dominimi i frikës, panikut që pacienti mundohet t’i shmanget kontaktit  me spitalin, ambulancën, farmacinë apo me sistemin sekondar apo terciar shëndetësor. Ka një minimizim të ratsteve, ka një ulje të dukshme të rasteve që paraqiten.”

Më tej, mejku shton se shërbimi mjekësor jepet si në kushte normale. Sipas tij nuk bëhet fjalë për abandonim në këtë aspekt.

“Nuk po them se pacientët nuk po marrin maksimumin e tyre, por jo se janë abandonuar. Ne si mjekë jemi munduar të jemi shumë të gatshëm me sistemin online. Është një adaptim i sistemit shëndetësor në kushtet e së keqes.”

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU