Mjeku bën thirrje për shtimin e dozës se vaksinës për kollën e mirë, 8 fëmijë të shtruar në pediatrinë e Korçës

Kolla e mirë, sëmundja infektive që prek fëmijët është shfaqur edhe në Korçë. Në spitalin rajonal janë 8 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje. Lajmin e konfirmon për Euronews shefi i pediatrisë, i cili thekson se rastet janë hasur tek fëmijët e porsalindur deri në moshën 1 vjeç.

“Përsa i përket rasteve të kollës së mirë  në gjithë Shqipërinë është vënë re rritje e rasteve, jo vetëm këtu. Tek ne kanë qenë gjithsej rreth 8 raste, nga të cilët shumica fëmijë nën 1 vit e nga këta 4 raste nën 6 muaj, bebe 1-2 muaj të cilët kanë patur kushte për tu zhvilluar kolla e mirë. Ky bakter gjen terren dhe zhvillohet tek personat që janë vaksinuar por që vaksinimi sipas të dhënave të fundit shkakton mbrojtje që nuk dihet sa zgjat”,– Robert Rado, shefi i repartit të pediatrisë në spitalin e Korçës.

Sipas mjekut pediatër prindërit duhet të bëjnë shumë kujdes në vaksinimin e fëmijëve ndërkohë që duhet të shtohen dozat e vaksinës për kollën e mirë edhe për fëmijët e moshave të të tjera.

“Trajtimi i kollës se mirë është dy aspekte, medikamente dhe profilaktike. Trajtimi ka të bëjë me vaksinimin, ka patur raste të cilët kemi fëmijë të pavaksninuar për shkak të mentalitetit të prindërve. Mundësia e ri shfaqjes rritet dhe jeta mund të jenë burim infeksioni për fëmijët e tjerë. Duhen bërë vaksinimet sipas kalendarit sepse n.q.s. kemi vaksinim me pak se 3 doza rrisku është prap i madhe“,-tha Robert Rado, shefi i repartit të pediatrisë në spitalin e Korçës.

Vetëm brenda pak ditësh në shërbimin pediatrik të spitalit të Korçës janë paraqitur dhjetëra raste çka tregon se shkalla e infeksionit edhe për mjekët është e lartë.

Postime të ngjashme

10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen