Mjeku dhe infermieri i Korçës, të pafajshëm. Beqaj: “Shihni punët tuaja, unë ministër jam”.

Denisa Canameti

U bë bujë ngjarja që ndodhi me një autoambulancë në qytetin e Korçës më datë 29 prill. Një mjek dhe një infermier që atë ditë ishin në shërbim me atë autoambulancë, lanë një pacient në mes të rrugës duke mos i ofruar shërbim, pavarësisht se ishin thirrur për ta ndihmuar. Menjëherë pas ngjarjes mjeku dhe infermieri u pezulluan. Por, nuk u pushuan nga puna. Pas 10 ditësh Korceata shpallen të pafajshëm. Këtë e tha vetë ministri i Shëndetësisë, Beqaj.

“Urdhri i Mjekut dhe Urdhri i Infermierit në rrethin e Korçës, kanë marrë vendimet që unë i kam këtu, ku sipas tyre qoftë mjeku, apo qoftë infermieri, nuk kanë gabuar. Sigurisht, vendimet i merrni ju, brenda Urdhrave tuaj që përgjithësisht janë të pavarur, ku unë nuk mund të ndërhyj, se as ligji nuk ma lejon dhe nuk kam pse”, tha Beqaj.

“Por, nëse Urdhri i Mjekut në Korçë ka gjykuar me qetësi dhe paanësi që mjeku dhe infermieri kanë qenë korrektë, kemi një tjetër perceptim në opinionin publik, dhe unë besoj se bashkërisht, secili sipas pozicionit të vet, na duhet të komunikojmë me publikun, edhe në mënyrë globale, jo vetëm me atë shërbimin shumë të mirë që ju ofroni përditë, për ta ngushtuar këtë hendek, sepse përtej vështirësive apo mangësive objektive që ne kemi, na krijohet edhe kjo ngarkesë subjective”-vazhdoi Ministri në fjalën e tij.

Ministri theksoi se halli i tij më i madh ishte se krijohet një ngarkesë negative për shëndetësinë dhe  se atij i ka rënë barra t’i kalojnë të gjitha, meqë është në rolin e ministrit. “Besoj se kjo prish marrëdhënien njerëzore pacient-profesionistë shëndetësie, e cila besoj se juve ju vlen më shumë se sa më vlen mua. Unë kam  mandatin, i cili mbaron një ditë ndërsa ju keni lidhur të gjithë profesionin, jetën tuaj më këtë gjë”, mbylli ministri fjalën e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=wa88ktwwlHg

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik