Mjeku Gecaj: Duhet që normalisht të kishim veshje ditore, sidomos shërbimi i Urgjencës/ Si vazhdon puna?

Gazetare: Klevisa GJIKA

Pajisja me mjete mbrojtëse e bluzave të bardha është një nga masat që ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mori që kur pandemia u përhap edhe në vendin tonë. Por a janë të pajisur të gjithë mjekët me pajisjet kryesore mbrojtëse në kushtet kur COVID-19 është akoma nëpër këmbë?

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, mjeku i familjes në Kamëz, Mhill Gecaj tregon se përdorimi i veshjeve njëpërdorimshme dhe kryerja e vizitave në dhoma të veçanta është e nevojshme për shkak të pandemisë së krijuar nga SARS COV-2.

“Duhet që normalisht të kishim veshje ditore, sidomos shërbimi i Urgjencës të kishim veshje njëpërdorimshme dhe duhet të ishin dhoma të veçanta për të sëmurë që vijnë këtu për të marrë shërbim. Atij që vjen me temperaturë nuk mund t’i thuash mos u fut brenda, por futu këtu te dhoma, kalo, mjetet mbrojtëse, veshjet e duhura dhe ta vizitoj dhe t’i jap drejtimin e duhur”, shprehet mjeku.

Mjeku shton se ngarkesa e bluzave të bardha në qendrën shëndetësore të Kamzës lidhet edhe me numrin e lartë të qytetarëve:

“Nisur edhe nga situata e pandemisë në vend, normalisht edhe Kamza ka pasur ngarkesën e vet lidhur me situatën epidemiologjike lidhur me SARS COV-2. Duke pasur parasysh që kjo është një zonë, bashki me goxha numër të madh të popullatës, edhe sëmundshmëria është e rritur, pavarësisht statistikave që jepen nga MSH.”

Mhill Gecaj thekson faktin se pacientët vijnë me simptoma të COVID-19 nga dita në ditë. Mjeku tregon se kjo situatë është në vazhdimësi të gjendjes së krijuar në fund të vitit 2019 dhe fillim të vitit 2020, kohë kur virusi u përhap në shtetin Kinez, por që sipas mjekut në fjalë qarkullonte edhe në vendin tonë.

“Këtu përballemi çdo ditë me raste, me simptoma të cilat janë të njëjta me ato të COVID-19. Ka pasur goxha ngarkesë për këtë periudhë , pavarësisht se institucionet e kanë nxjerrë këtë se masat janë marrë që në fillim të muajit mars, por ne jemi përballur me këtë situatë që në janar të vitit 2020 ose edhe dhjetori i vitit 2019 me raste të shumta, të shpeshta. Gjithë eksperienca ime në këto vite nuk më ka rastisur që ndonjëherë të jetë një situatë e tillë me simptoma të njëjta pavarësisht se më pas iu vu emri COVID-19”, tregon mjeku i familjes Gecaj.

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU