Mjeku i familjes: Puna nuk ka qenë aspak e lehtë, pajisjet mbrojtëse mungojnë që nga marsi

Klevisa Gjika

Pakënaqësitë e bluzave të bardha nuk kanë qenë të pakta gjatë periudhës së pandemisë. Situata aktuale shëndetësore e krijuar nga koronavirusi ka përballur mjekët me vështirësi të mëdha. Vasil Carka, mjek familjeje në qendrën shëndetësore Kamëz, shprehet se puna nuk ka qenë aspak e lehtë dhe se pajisjet kryesore mjekësore mungojnë që nga marsi.

Vasil Carka, mjek familjeje në Qendrën Shëndetësore Kamëz:

“Nga fillimi, kur u identifikua rasti zero e përgjithshmja ishte mirë, por unë si mjek familjeje kam disa probleme. Ndaj mjekut të familjes nuk është marrë asnjë masë për të mbrojtur shëndetin. Nga marsi deri më sot kemi marrë një herë furnizim me maska, një dezinfektant nga këta të vegjlit”.

Carka shton se vetë ai është detyruar të blejë dezinfektues, maska në pamundësi të sigurimit të tyre nga qendra shëndetësore.

“Të gjitha i kemi blerë vetë, megjithatë jua bëjmë hallall. Ka dy kategori pacientësh: një kategori që nuk e pranon virusin dhe tjetra nuk ka, nuk mundet të blejë maska. Duhet të ndërhyjë edhe shteti, nuk është shumë për të blerë një termometër, dy pako maska. Cilitdo të sëmurë pa maskë mund t’ia ofrosh në mënyrë që të bëjë vizitën”.

Krahas kësaj, doktor Vasili thekson se vetë safi mjekësor është i rrezikuar.

“I bie të jetë mjeku dhe personeli barriera për të sëmurët. Muajt e fundit janë shtuar rastet me temperaturë të lartë, kujdesi është më i pakët, masat mbrojtëse të dhëna ndaj pacientit janë zero nga ana e shtetit. Pacientët e kanë vënë maskën, nuk kam lënë pacient pa i bërë vizitën”.

Nuacat për situatën aktuale nuk janë kaq të zbehta për qytetarët që bëjnë një vizitë në qendrën shëndetësore Kamëz. Ata shprehen se kanë marrë shërbimin e duhur mjekësor dhe se çdo gjë ka shkuar shumë mirë.

“Mjekët na kanë trajtuar shumë mirë. Nuk kemi patur probleme. Kur kemi shkuar e kemi marrë trajtimin e duhur”, tregon një qytetare.

Duket se mjekët bëjnë të pamundurën që pacientët të vizitohen në kushtet e duhura. Megjithatë, vështirësitë e krijuara nga covid – 19 nxorrën në pah mangësi në funksionimin e sistemit shëndetësor, nisur nga mungesa e mjeteve më të nevojshme. As maska, as dezinfektues për pacientët apo mjekët. Madje as matje temperature. Fakte këto që me përhapjen e virusit keqbërës vendosin në rrezik drejtpërdrejt shëndetin e mjekëve, pacientëve dhe për rrjedhë të të gjithë popullsisë.

Postime të ngjashme

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike